Bajrami merr mbështetjen e Letonisë në fushën e arsimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë vizitës zyrtare në Letoni, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, është takuar sot me ministren e Arsimit dhe Shkencës të Letonisë, Marite Seile, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi, dy ministrat u zotuan se do të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha nivelet e arsimit, me theks të veçantë arsimin e lartë dhe atë profesional.

“Ky bashkëpunim do të konkretizohet me një marrëveshje të veçantë të lidhur mes dy ministrive”, thuhet në njoftim.
Ministri Bajrami, po ashtu, mori konfirmimin nga ministrja Seile se do ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj për anëtarësim në Bolonjë.

Gjatë ditës, ministri Bajrami ka vizituar edhe Universitetin publik të Letonisë, ku është pritur nga udhëheqësit e universitetit, me të cilët ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit me universitetet nga Kosova si: shkëmbimi i profesorëve, studentëve dhe aplikimi i përbashkët në fondet evropiane për arsim dhe shkencë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bajrami-merr-mbeshtetjen-e-letonise-ne-fushen-e-arsimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala