Bajrami: Jo më universitete, vetëm kolegje

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës tha se të gjithë bartësit e arsimit të lart privat e kanë ndërruar emrin nga universitet në kolegj.

“Asnjë institucion i arsimit të lart privat nuk ka drejtë ta mbaj epitetin universitet. Ndryshimet konsistojnë në këtë: Ka dy muaj që është kryer inspektimi special sa i përket emërtimit të arsimit privat”, tha ministri.

“Asnjë prej tyre nuk e mbajnë thirrjen më universitet në billbordët,reklamat e tyre, ne duke vendos rend dhe rregull ua kemi bërë me dije se do ia revokojmë licencat. Deri tani kemi revokuar pesë licenca për ata bartës privat të arsimit të lartë që e kanë shpërdoruar emrat”, tha ndër të tjera, Bajrami.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bajrami-jo-me-universitete-vetem-kolegje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala