Bajrami: Do t’i ndëshkojmë mësimdhënësit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka paralajmëruar ndëshkimin e mësimdhënësve të cilët mbajnë kurse private për nxënësit, e në orët mësimore nuk shpjegojnë si duhet.

Bajrami ka thënë se këtë çështje do të kërkojë ta rregullojë edhe me ligj.

Ai u ka bërë thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët në kurse private, por t’i lajmërojnë ngecjet e fëmijëve në lëndët përkatëse dhe të caktohen orë shtesë apo orë plotësuese në kuadër të shkollës, transmeton Gazeta Express. Bajrami ka theksuar që para se të diskutohet për pagat e mësimdhënësve, duhet të diskutohet për cilësinë e mësimdhënies, sepse paga mesatare kalon 500 euro dhe është më e mirë sesa ajo e shërbyesve civilë. Sipas tij, është e diskutueshme se sa prej tyre e meritojnë këtë pagë të bujshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bajrami-do-ti-ndeshkojme-mesimdhenesit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala