Bajrami: Do të luftoj kundër çdo mafie kriminale dhe asaj të naftës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykemete Bajrami, ka shprehur gadishmërin që ta vazhdojë luftën kundër evazionit fiskal. Ajo ka thënë se asnjë pik e derivateve të naftës nuk do të mbetet pa u licencuar.

Bajrami ka shkruar në Facebook se do të bëj ligje dhe do ta luftojë çdo të keqe dhe çdo kënd që është në kundërshtim me ligjin.

Ky është postimi i saj i plotë:

“Interesante shkrimi ne Kosova Sot, aq me tepër kur oligarkët luftojnë ne mes vete dhe pendorin emrin tim si instrument. Ju garantoj se Hykmete Bajrami ka guxim me shume se nga ç’mund te imagjinoni ju, te luftoj krimin e korrupsioni brenda kompetencave dhe mandatit, te bej ligje, e rregulla kundër çdo mafie kriminale dhe asaj te naftës.

Para 2 muajve 43% e pikave te karburanteve kane qene pa license, kemi mbylle dhjetëra pika, vazhdojmë te mbyllim te tjera brenda një kohe te shkurtër nuk do te ketë asnjë pike te pa licencuar ne tere territorin e vendit.

Po është e vërtet Kryeministri, Isa Mustafa dhe LDK-ja me ka vene ne krye te MTI-se por për te qene ne shërbim te popullit, zhvillimi ekonomik dhe askujt tjetër.

E pandershme nëse prisni që unë te bej për katër muaj atë qe tetë ministra nuk e kane bere për 15 vitet e shkuara, prisni edhe pak dhe e shihni se ne shërbim të kujt jam… po punohet shume ne MTI qe tregu i naftës te rregullohet dhe jo vetëm ky sektor,

Ju faleminderit,

ka vetëm një arsye, guximi im

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bajrami-do-te-luftoj-kunder-cdo-mafie-kriminale-dhe-asaj-te-naftes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala