Bajram Rexhepi: ShIK-u ka uzurpuar PDK-në dhe institucionet

Autori:Avdyl Pajaziti

ShIK-u ka uzurpuar jo vetëm PDK-në, por edhe institucionet e Kosovës, ka thënë njëri nga ish-themeluesit e PDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, raporton KTV.

Në një intervistë të gjatë për Rubikon, Rexhepi ka shpërthyer me akuza ndaj Kadri Veselit dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të SHIK-ut që, sipas tij, e kanë kapur shtetin.

I bindur dhe i sigurt në atë që po deklaron, Bajram Rexhepi ka thënë se e keqja e madhe partisë së tij i ka ndodhur në momentin kur Veseli është bërë zëvendëskryetar i PDK-së,ndonëse, sipas tij, Veseli edhe më parë ka pasur ndikim në parti.

Rexhepi në Rubikon ka folur edhe për trazirat e marsit 2004 gjatë kohës sa ai ishte kryeministër, ku ka deklaruar se në mesin e protestuesve ka pasur grupe të islamit ekstrem, që kanë nxitur trazira, duke gjuajtur madje edhe me kallashnikov.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bajram-rexhepi-shik-u-ka-uzurpuar-pdk-ne-dhe-institucionet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala