Bajram Gecaj: Shpend po e shkatërron kryeqytetin, shko në shtëpi

Autori:Gazeta Fjala

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj përmes Facebook-ut I ka kërkuar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti që të shkojë në shtëpi.

Gecaj ka folur për partinë pjesë e së cilës ishte Ahmeti më parë, FER dhe dështimet e kësaj partie, sipas tij.

Ai ka thënë se Ahmeti po e shkatërron qytetin, kurse edhe premtimet që i ka dhënë tashmë i ka marrë era, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Gecajt:

“SHPEND SHKO N’SHPI!

Në vitin 2010 formohet një parti politike e cila e prezantonte veten si një alternativë e re në skenën e atëhershme politike Kosovare. Ajo parti e cila mbijetoi vetëm dy muaj, për shkak të një disfate fatale elektorale, asokohe mburrej me NEËBORN-in, duke e prezantuar si të arritur vetanake, dhe njëkohësisht e shihte veten si avancuese të Republikës dhe të simboleve të saj. Ndërkohë, mbrojtësit tranzicional të Republikës befasishëm u bashkuan me ÇAVEZ-ët e rinj anarkistë të Al Binos, dhe përnjëherë e papritur u transformuan në urrejtës, përbuzës, shkelës e shkatërrues të mu asaj Republike.

Shpend Ahmeti dhe FRYMA-gjinjtë e tij, dje e vunë qytetarin e Republikës në lajthitje, pasi që ata nuk kuptonin nëse po shihnin kryetarin duke e mbrojtur qytetin e tyre, për çka edhe i kishin dhënë votën, apo duke i vënë flakën mu atij qyteti; nuk e kuptonin nëse vota e tyre po e mbronte Republikën apo nëse fryma i kishte hedhur FRYMA-gjinjtë në gjirin e anarkistëve, huliganëve e brigadave të kuqe.

E përderisa na e shkatërron qytetin, premtimet e tij të shumta për ujë 24 orë në ditë, për parkingje e trotuar, për transport urban…., të gjitha tanimë i ka marrë FRYMA dhe kanë rënë në ujë; ai tani po përbuzë votën dhe po shkatërron qytetin e atyre votuesve. SHPEND SHKO N’SHPI!”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bajram-gecaj-shpend-po-e-shkaterron-kryeqytetin-shko-ne-shtepi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala