Bajram Gecaj: A edhe mua a?

Autori:Avdyl Pajaziti

Menjëherë pasi është sulmuar me vezë nga aktivistët e Vetëvendosjes, zëvendësministri Bajram Gecaj, ka reaguar përmes një postimi në facebook, duke i quajtur veprimet e VV-së “një praktikë e mbrapsht e brigadave të kuqe të kësaj lëvizjeje anarkiste”.

Gecaj thotë se “keqpërdorimi i tri vajzave të reja, të cilat vërtetë dukeshin të ishin nën moshën madhore, është tanimë një praktike e mbrapsht e brigadave të kuqe të kësaj lëvizjeje anarkiste”.

Lexojeni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:

“Si duket Vetëvendosja ka vendosur ta kaloi “kollin e keq” edhe në rastin tim. Keqpërdorimi i tri vajzave të reja, të cilat vërtetë dukeshin të ishin nën moshën madhore, është tanimë një praktike e mbrapsht e brigadave të kuqe të kësaj lëvizjeje anarkiste. Kjo ngjarje ndodhi pas një takimi pune që kishim me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës në ndërtesën e Qeverisë dhe deri sa pastaj po pinim nga një kafe. Këta anarkist kanë mund me veprimet e tyre të “plagosin” një anëtarë të lartë të koalicionit të tyre opozitar, Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili edhe duket më i befasuari në fotografinë e shpërndarë nga vet anarkistët” , ka shkruar Gecaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bajram-gecaj-a-edhe-mua-a/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala