Bahtiri: Së shpejti hiqet barrikada

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur optimizëm se shumë shpejt do të hiqet e ashtuquajturi “Parku i Paqes” mbi urën e lumit Ibër.

Ai ka thënë se me kryetarin e Mitrovicës së veriut, Goran Rakiqin përpos heqjes së barrikadës janë duke diskutuar edhe për kthimin e shqiptarëve në veri.

Bahtiri në një intervistë për Epokën e Re ka vlerësuar se heqja e barrikadës do të ketë ndikim pozitiv në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Ndërsa duke folu për premtimet elektorale, Bahtiri ka thënë se në Mitrovicë ka arritur t’i ndalë korrupsionin, haraçin dhe kontrabandën. Ai ka bërë me dije se fabrika e parë e kërpudhave do të lëshohet për prodhim brenda dy muajve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bahtiri-se-shpejti-hiqet-barrikada/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala