Bahtiri pret takim me ambasadorët e huaj për barrikadën në urën e Ibrit

Autori:Gazeta Fjala

Zëdhënësi i komunës së Mitrovicës së Jugut, Hysni Syla ka thënë se kryetari Agim Bahitiri pritet të zhvillojë një takim me disa nga ambasadorët e huaj në Kosovë.

Ai nuk ka dhënë detaje se për cilët ambasadorë bëhet fjalë, ndërkaq shtoi se pas takimeve komuna do të dalë me një njoftim zyrtar, njofton Klan Kosova.

Këto zhvillime vijnë pas vendimit të Bashkimi Evropian që të shtyjë për 48 orë fillimin e revitalizimit të urës së Ibrit në Mitrovicë dhe hapësirën përreth saj, e planifikuar për të filluar sot, për t’ju dhënë të gjitha palëve kohë shtesë për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Ndryshe, revitalizimi i urës në Mitrovicë është paraparë me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes e arritur më 25 gusht 2015 në mes të Kosovës dhe Serbisë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bahtiri-pret-takim-me-ambasadoret-e-huaj-per-barrikaden-ne-uren-e-ibrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala