Bahtiri: Po e presim orën 16:00

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari Mitrovicës Agim Bahtiri shprehet i bindur se punimet në revitalizimin e urës që do të kurorëzohen me heqjen e barrikadës mbi urën e lumit Ibër do të fillojnë në ora 16:00.

Deklaratën rreth kësajë çështjeje, Bahtiri e bëri në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të ‘Radio Dukagjini’-t.

“Po e pres orën 16:00. Njëherë e përgjithmonë çështja e urës nga sot do të merr zgjidhje. Këtu nuk ka dilemë. Një million përqind jam i bindur se punimet do të fillojnë dhe ne e kemi respektuar afatin 48 orësh që na është kërkuar”, ka deklaruar  Bahtiri.

Bahtiri ka konfirmuar se rreth kësaj teme, në orën 12:00 sot do t’i pres në takim deputetët e Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri, Ahmet Isufi, Glauk Konjufca dhe Enver Hoti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bahtiri-po-e-presim-oren-1600/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala