Bahtiri: Nuk ka marrëveshje për koalicion me PDK-në

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka demantuar lajmin se është arritur marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës për të hyrë në koalicion për qeverisje në këtë komunë.

Në një deklarim për lajmi.net, Agim Bahtiri ka demantuar lajmin e publikuar në disa për marrëveshje me PDK-në, duke thënë se asgjë nuk të vërtetë.

“S’ka asgjë të vërtetë”, ka thënë Bahtiri.

Ai duke komentuar një fotografi ku shihet së bashku me zyrtarë të PDK-së në Mitrovicë, ai ka thënë që bisedime mundë të ketë me cdo kënd por koalicion të ri as nuk ka e as nuk do të ketë.

“Bisedime mundë të kem me të gjitha partitë dhe të gjithë njerëzit. Por koalicion të ri nuk ka dhe as nuk do të ketë”, ka thënë Bahtri për lajmi.net.

Më herët ishte raportuar që është arritur marrëveshje në Mitrovicë për qeverisje në mes të AKR-së dhe PDK-së, ku kjo e fundit do të merrte 4 drejtori dhe nënkryetarin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bahtiri-nuk-ka-marreveshje-per-koalicion-me-pdk-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala