Bahtiri nis iniciativën për të afruar pozitën dhe opozitën (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas krizës nëpër të cilën po kalon Kuvendi i Kosovës, ku për pasojë janë acaruar shumë raportet mes pozitës dhe opozitës, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka filluar një iniciativë për të këto dy palë.

Në këtë foto të bërë para pak minutash dhe të siguruar nga Veriu.info, shihen Agim Bahtiri, Ramush Haradinaj dhe Lutfi Haziri në një takim që kanë zhvilluar sonte në Gjilan.

Mësohet se kryetari i Mitrovicës ditëve në vazhdim do të zhvillojë edhe disa takime tjera që kanë për qëllim normalizimin e raporteve në mes të pozitës dhe opozitës.

Ndryshe, Bahtiri mbrëmë publikisht iu ka bërë apel të dyja palëve që të ulen në tavolinën e bisedimeve, sepse ka thënë që zgjidhja e vetme është dialogu mes tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bahtiri-nis-iniciativen-per-te-afruar-poziten-dhe-opoziten-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala