Bahtiri: Mitrovica Veriore duhet të zhbëhet, për ta penguar spastrimin etnik

Autori:Avdyl Pajaziti

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës Jugore, ka bërë apel të enjten që të merren masa për të stopuar spastrimin etnik në veri.

Ka përmendur dy mundësi për ta ndalur zbrazjen e shqiptarëve nga kjo pjesë – duke e zhbërë Komunën e Mitrovicës Veriore, ose duke i kaluar nën administrim të Mitrovicës Jugore Lagjen e Boshnjakëve dhe Kroin e Vitakut.

Këtë apel e ka bërë në një prononcim dhënë “Kohës Ditore”, një ditë pasi autoritetet e Qeverisë së Serbisë dhe ato të Mitrovicës Veriore i kanë dorëzuar çelësat për banesa që u janë ndërtuar serbëve në Lagjen e Boshnjakëve.

Pos drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, dhe ministra serbë të Qeverisë së Kosovës. Janë 100 banesa që u janë ndarë çifteve serbe.
Bahtiri ka thënë se ky zhvillim do të përcillet me pasoja.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bahtiri-mitrovica-veriore-duhet-te-zhbehet-per-ta-penguar-spastrimin-etnik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala