Bahtiri: Mitrovica po bashkohet

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka thënë se me rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër dhe me largimin e barrikadave në këtë qytet po bashkohet Mitrovica.
Madje, sipas tij, me ardhjen e tij në pushtet në Komunën Jugore dhe të Goran Rakiqit në atë Veriore raportet në mes të shqiptarëve dhe serbëve janë duke u normalizuar edhe më shumë, pasi Bahtiri thotë se të dy kryetarët janë duke u angazhuar për një gjë të tillë.
Këto deklarata kryearti i Mitrovicës Jugore i ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”. Bahtiri, gjithashtu, ka thënë se Suhodolli do të mbetet nën administrimin e Komunës Jugore, ashtu siç parashihet edhe në Planin e Ahtisarit. Për më tepër ai ka thënë se nëse kërkohet që të tejkalohet Plani i Ahtisarit, ai do të kërkojë që çdo vendbanim me shqiptarë në veri të kalojë nën administrimin e Komunës, që ai e drejton.