Bahtiri: Marrëveshja po realizohet me direktiva të BE-së

Autori:Gazeta Fjala

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, ka thënë se Parku i Paqes mbi lumin Ibër të Mitrovicës që ndanë qytetin në dy pjesë, po bëhet në bazë të marrëveshjes për të cilën ka vendosur Bashkimi Europian.

Ai këtë koment e ka bërë me të filluar punimet për revitalizimin e Urës së Ibrit, projekt ky i financuar nga Bashkimi Europian në marrëveshje me Kosovën dhe Serbinë.

Kryetari Bahtiri, policia e Kosovës dhe pjesëtarë të njësisë speciale të këtij organi si dhe shumë ndërkombëtarë, kanë dalë në terren për të vëzhguar nisjen e punës për largimin e “Parkut të Paqes”.

Në mesin e tyre nuk është parë Goran Rakiq, kryetari i Mitrovicës së Veriut, për të cilin Bahtiri ka thënë se është në Beograd, njofton Klan Kosova.

I pari i Mitrovicës e ka ripërsëritur se lëvizja e lirë e qytetarëve në të dyja anët e qytetit do të mundësohet në qershor të vitit 2016.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bahtiri-marreveshja-po-realizohet-me-direktiva-te-be-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala