Bahtiri lidhet në namaz

Agim Bahtiri, bashkë me kryetarin e Beshiktashit Murat Hazinedar, të enjtën kanë falur bashkë namazin pas iftarit.
Kjo shihet në fotografitë e publikuara nga i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në llogarinë e tij personale Facebook, shkruan Gazeta Fjala.
“Sonte së bashku me kryetarin e Beshiktashit, Murat Hazinedar, bëmë Iftar në mesin e qindra mitrovicasve. Ky iftar tashmë tradicional, sivjet organizohet nga komuna e Beshiktashit, e cila ka përzgjedhur komunën e Mitrovicës për dhënien e Iftareve për agjeruesit e muajit të shenjtë të Ramazanit”, ka shkruar në Facebook, kreu i Mitrovicës. /Gazeta Fjala/