Bahtiri iu jep afat 48 orë ndërkombëtarëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot është zhvilluar një takim në mes të zëvendësambasdores amerikane Jennifer Bachus dhe kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri.

Bachus i kërkoi të parit të Mitrovicës afat prej 48 orësh kohë kjo që sipas zëvendës ambasadores do të fillojnë punët për reviltazimin e Urës së Ibrit ashtu siç parashihet me marrëveshjen e 25 gushtit në Bruksel.

E pyetur se kush po e pengon këtë proces zëvendësja e diplomatit amerikan në Kosovë Greg Delawie nuk e etiketoi asnjërën palë por se sipas saj Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrahës të plotë të zbatimit të këtyre marrëveshjeje mes palës shqiptare dhe asaj serbe.

Nga ana tjetër kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka theksuar se do të presin që brenda afatit të propozuar nga zyrtarja amerikane nuk do të ketë më bllokime të tilla, ndërsa ripërsëriti se nuk do të nënshkruajë asnjë memorandum të marrëveshjes jashtë pakos së Ahtisarit dhe se nëse i kërkohet një gjë e tillë do të dorëhiqet, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bahtiri-iu-jep-afat-48-ore-nderkombetareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala