Bahtiri: Hapja e urës relakson raportet

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është shprehur i bindur se marrëveshja e arritur në Bruksel, për largimin e barrikadës mbi urën e lumit Ibër, do të respektohet pikë për pikë.

Ai ka vlerësuar se me hapjen e kësaj ure do të përfitojnë të gjithë qytetarët, më së shumti ata serbë, të cilët, sipas tij kanë qenë të izoluar deri më tani.

Bahtiri ka thënë për “Epoka e re” se largimi i barrikadës do të ndikojë në relaksimin e raporteve në mes të qytetarëve shqiptare dhe atyre serbë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/bahtiri-hapja-e-ures-relakson-raportet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala