Badivuku, paratë e ryshfetit i ruante në frigorifer

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokurorja, Vaide Badivuku, kishte marrë 22 mijë euro ryshfet për t’i liruar veturat e sekuestruara të familjes Hasani që po hetoheshin për fajde. E njëjta familje kishte dhënë edhe 10 mijë të tjera për t’u liruar nga paraburgimi dy pjesëtarë të saj. Me paratë e ryshfetit që i kishte vendosur në frigorifer, Badivuku ishte nisur për pushime në Austri

Dhjetë mijë euro kishin paguar familja Hasani në mënyrë që dy pjesëtarët e kësaj familjeje, Esati dhe Dritoni, të lirohen nga paraburgimi në maj të këtij viti. Ndonëse të dyshuar për fajde dhe detyrim, ishin liruar nga paraburgimi, ndërsa ndaj tyre ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak për t’u ndërprerë kjo masë një muaj më vonë.

Të gjendur në masën e lajmërimit në stacion policor, familja Hasani përmes avokatit Mahmut Halimi kishin bërë kërkesë që t’iu kthehen nëntë veturat e konfiskuara më 12 dhjetor kur ishin arrestuar katër pjesëtarët e familjes Hasani, babai Esati dhe djemtë Fatoni, Artoni dhe Dritoni. /Zeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/badivuku-parate-e-ryshfetit-i-ruante-ne-frigorifer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala