Babë e bir i vranë tre personat në Prizren

Autori:Zekirja Shabani

Eshref Shemallari dhe djali i tij Ejupi, sipas dyshimeve të policisë, i kanë vrarë dje në qendër të Prizrenit: Ferdi Shishkon, Haki Thaqin dhe Bilgin Ersojin. Ja pse ata vendosën që ta kryenin ketë krim.

Në fund të vitit 2013, saktësisht në dhjetor, thonë burimet e Gazetës, tre personat e vrarë, Shishko, Thaqi dhe Ersoji, e kishin rrahur deri në alivanosje Ejup Shemallarin.

“Ata përveçse e kishin rrahur rëndë, ia kishin ngulur edhe një thikë në shpinë. Ishte dërguar në spital në gjendje kritike”, tregojnë burimet e Gazetës Express brenda policisë së Prizrenit.

Prej asaj kohe Shemallarët, sipas burimeve të gazetës, kishin qenë në cak të provokimeve.

“Edhe para dhjetë ditësh Ejupin e kishin rrahur, në prani të një vajze”, i kanë thënë Gazetës Express, disa burime. Policia thotë se kjo rrahja e fundit nuk ishte regjistruar fare në organet policore.

Pastaj, mëson Gazeta, dje, dikush prej të vrarëve e kishte ftuar për ta takuar njërin prej dy Shemollarëve. Sipas hetimeve policore, në ‘këtë takim’, ata që dyshohet të jenë vrasësit, nuk kishin dalë të papërgatitur.

“Babë e bir dyshohet se kanë shtënë në të tri viktimat”, mëson Express, prej burimeve në polici. Mediat tjera kanë raportuar se viktimat e djeshme kanë qenë të njohura për organet e rendit edhe për shumë raste tjera penale. Ata në shumë raste kanë qenë të paraburgosur./Gazetaexpress

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/babe-e-bir-i-vrane-tre-personat-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala