Babai plagos djalin sepse mori nusen pa pëlqimin e tij

Autori:Avdyl Pajaziti

Një person në fshatin Hoqë e Qytetit në Prizren ka tentuar të vras djalin e tij për shkak se ky i fundit ka marrë për nuse një vajzë pa pëlqimin e tij.

Viktima ende është në gjendje të rëndë dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në QKUK.

Kurse, i dyshuari ka tentuar ta vras vetën por është bindur nga policia, e cila më pas e ka arrestuar.

Patrulla e parë që ka arritur në vendin e ngjarjes ka konfirmuar rastin dhe ka informuar se i dyshuari kishte tentuar ta vras vetën me armë por është bindur nga një polic patrullues që armën që e kishte mbështetur në kokë ta lëshojë në tokë. Pas disa çastesh i dyshuari e ka lëshuar armën dhe i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtarë.

Pas hetimeve fillestare, dyshohet se baba ka shtënë në drejtim të të birit me qellim që ta vret, mirëpo për fat viktima ka mbijetuar dhe sipas raporteve spitalore i njëjti pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në QKUK.

Motivi i vrasjes në tentativë dyshohet të jetë pakënaqësia e prindit që i biri e ka një vajzë për nuse pa pëlqimin e tij.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti po mbahet në ambientet e policisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/babai-plagos-djalin-sepse-mori-nusen-pa-pelqimin-e-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala