Babai i Rron Gjinovcit: Isha në dasmë te Sami Lushtaku, Rroni ishte në burg për veprat banditeske me VV’në

Autori:Gazeta Fjala

Arbër Gjinovci, babai i analistit Rron Gjinovci, ka komentuar foton që po qarkullon nëpër rrjete sociale ku shihet ai duke u përqafur me ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Në emisionin e Adi Krastës, Arbëri ka treguar se fotoja është realizuar kur ka qenë në një dasmë te Sami Lushtaku.

“Në fakt ajo foto është në dasmë të një mikut tim, gjeneral Sami Lushtaku, edhe në atë kohë Rroni ka qenë në burg i dënuar dy muaj për veprat e tij banditeske që i ka bë atëherë me Vetëvendosje. Unë aty iu kam afruar Kadrisë edhe kemi bërë pak shaka”, ka treguar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/babai-i-rron-gjinovcit-isha-ne-dasme-te-sami-lushtaku-rroni-ishte-ne-burg-per-veprat-banditeske-me-vvne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala