Babai i policit shqiptar të vrarë në Kumanovë: Nuk e di se si m’u vra djali (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Nijazi Osmani, babai i policit shqiptar të vrarë në incidentin e Kumanovës, një muaj më parë, thotë se dëshiron ta dijë se kush i vrau djalin. Për të ajo që ndodhi në Kumanovë vazhdon të mbetet enigmë.

Në një intervistë për televizionin “Al Jazeera”, Nijazi Osmani babai i Husamedin Osmani, një nga tetë policët e vrarë në përleshjen e armatosura në Kumanovë, thotë se ende nuk e di se si i vdiq djali, transmeton lajmi.net.

Sipas tij ajo që ka ndodhur në Kumanovë duket të mos jetë diçka e pastër.

“Sinqerisht ju them, kjo duket si një punë e pistë. Janë vrarë njerëz të pafajshëm. Ai ka punuar për një rrogë, dhe nuk ishte punësuar për t’u vrarë”, ka thënë Osmani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/babai-i-policit-shqiptar-te-vrare-ne-kumanove-nuk-e-di-se-si-mu-vra-djali-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala