Babai i Ardit Ferizit: Nuk jemi ISIS!

Autori:Avdyl Pajaziti

Flasin anëtarët e familjes në ditën kur lajmi se ndaj birit të tyre Ardit Ferizi, drejtësia amerikane ka ngritur kallëzim penal nën dyshimet për shpërndarje të informacioneve të fshehta të ushtrisë amerikane për ISIS-in.
Babai i Ardit Ferizit, inxhinieri Naim Ferizi nga Gjakova, ka thënë se djali i tij nuk ka fare të bëjë asgjë me ISIS.

KALLXO.com ka biseduar me anëtarë të familjes së të arrestuarit në ditën kur lajmi se ndaj birit të tyre Ardit Ferizi, drejtësia amerikane ka ngritur kallëzim penal nën dyshimet për shpërndarje të informacioneve të fshehta të ushtrisë amerikane për ISIS-in.

“Djali im është arrestuar më 15 shtator. Ky lajm që ka dalë sot në media na ka tmerruar si familje. Djali im mund të jetë gjenial në shkencat kompjuterike por nuk mundet të hyjë në sistemin e shtetit më demokratik dhe më të sigurt në botë për të marrë informacione”, ka thënë Naim Ferizi.

Ai tha se familja e tij “nuk ka kurrfarë lidhje” me ISIS-in ndërsa foli me admirim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jemi familje tradicionale shqiptare e shkolluar, jemi pro shtetit të Amerikës dhe çdo vit aplikojmë për Green Card”, tha Naim Ferizi duke iu referuar programit vjetor të qeverisë amerikane për shtetas të huaj.

“Pas arrestimit të djalit kemi kontaktuar dy herë me të dhe ka qenë e planifikuar që ai të lirohet, por mandej nuk e dimë çka ka ndodhë”, ka shtuar më tej Ferizi.

Ai u shpreh se të hënën planifikon të shkojë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë “që ta jap versionin e vërtetë” të familjes dhe djalit të tij.

“Është e vërtetë që djali im që nga mosha 15 vjeçare ka pasur probleme me polici për shkak se ka ndërhyrë në disa faqe interneti në Kosovë, por unë nuk besoj se ai është aq gjenial sa ta rrezikojë sigurinë kombëtare të Amerikës”, ka thënë ndër tjerash Naim Ferizi./ Kallxo.com.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/babai-i-ardit-ferizit-nuk-jemi-isis/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala