Babai i 5 femijëve me rrogë 350 euro: Stavileci na fyeu

Autori:Avdyl Pajaziti

Shaqë Mataj nga Pobergja e Deçanit është prind i 5 fëmijëve, më të vegjlit e familjes janë trinjak. Ai punon si zjarrfikës dhe rroga e tij është 350 euro.

Mataj nuk ndjehet i penduar që në moshën 40 vjeçare është bërë baba i 5 fëmijëve dhe thotë se kur ka dëgjuar deklaratën e ministrit Blerand Stavileci ku flet për planifikimin familjar dhe numrin e fëmijëve në familje, është prekur shumë.

“Dy fëmijët e mëdhenj janë të planifikuar, ndërsa tre të vegjlit deshi zoti dhe lindin pa planifikim. Nuk jemi të penduar në asnjë moment që kemi 5 fëmijë. Kur e dëgjova deklaratën jam prekur thellësisht” thekson Mataj.

Momentalisht, çifti bashkëshortorë nuk ka në plan të keni fëmijë të tjerë, por nuk e përjashtojnë si mundësi në të ardhmen sepse siç thonë ata fëmijët janë bekimi dhe lumturia e shtëpisë.

Gazeta ka provuar te marrë të dhëna se sa familje ne Kosovë kanë 5 e më shumë fëmijë, por institucionet përgjegjëse nuk janë përgjigjur në telefon./Express

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/babai-i-5-femijeve-me-rroge-350-euro-stavileci-na-fyeu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala