“Baba” shpenzon afro 10 mijë euro për laptopë

Autori:Zekirja Shabani

Gjykata Kushtetuëse e Kosovës, që drejtohet nga Enver Hasani, i nohur si “baba”, ëshë paisur me laptop të ri. Për këtë punë ky institucion ka shpallur edhe një tender. E, vlera e këtij tenderi është hiq më pak se 9 mijë e 264 euro.

baba

Në njoftimin për dhënie të tenderit në KRPP nuk është treguar edhe sasi e këtyre laptopëve. Aty është treguar së për këtë furnizim kanë konkuruar 8 kompani.  Derisa, fituese në këtë garë ka daluar kompania “Media Market” SH.P.K.

Kontrata për tenderin “Furnizim me Laptop  për nevoja të GJKK-së“ mes kompanisë fituese dhe Gjykatës Kushtetues do të nënshkruhet me 06/03/2015.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/baba-shpenzon-afro-10-mije-euro-per-laptope/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala