“Baba” bëhet ambasador

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, pritet që në muajt në vijim të bëjë disa emërime të reja nëpër ambasadat e Kosovës në mbarë botën.

Siç shkruan Zëri, duke u thirrur në burimet e saj, kryediplomati Thaçi do të emëroj kryetarin aktual të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ambasador në Turqi.

Hasanit në Kushtetuese i mbaron mandati më 26 qershor të këtij viti. Turqia për Hasanin nuk është vend i panjohur, pasi që ai atje ka kryer studimet e masterit dhe doktoraturës.

Përpos Hasanit, në shërbimin diplomatik të Kosovës pritet të inkuadrohet edhe një përfaqësues i shoqërisë civile. Burimet  e gazetës thonë se themeluesi i D4D, Leon Malazogu, pritet që të emërohet në postin e ambasadorit në Japoni, ku deri pak muaj më parë ka qenë ambasador ish-ministri i Financave, Ahmet Shala.

“Po ka pasur disa bisedime, mirëpo besoj që kjo është çështje e MInistisë dhe mbase duhet të flisni me ta për gjëra konkrete”, ka thënë Leon Malazogu shkurt.

Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë se mërimet e ambasadorëve do të bëhen në muajt e verës.

“Emrat që ju i folët nuk qëndrojnë. Për momentin këto janë vetëm spekulime. Ministria emërimet e ambasadorëve do t’i bëjë në verë për vendet në të cilat kërkohet”, ka thënë Selimi./Zeri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/baba-behet-ambasador/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala