Azilkërkuesi shqiptar: Nuk ngopeshim me bukë, u detyruam të vidhnim

Autori:Avdyl Pajaziti

Dhjetëra azilkërkues shqiptarë janë kthyer ditët e fundit nga Gjermani ku përveç zhgënjimit për mosmarrjen e azilit kanë shprehur zhgënjim edhe për kushtet në kampet ku qendruan.

Në një intervistë për News24, Altin Vorfi ka rrëfyer për kushtet e jetesës në Gjermani. “Nuk ngopeshim me bukë, jemi detyruar të vjedhim”, rrëfen babai i dy fëmijëve.

Ai së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët qendruan pesë muaj në Gjermani.

“U nisëm nga Shkodra me një taksi të cilës i paguam 1400 euro. U nisëm për një jetë më të mirë po gjetëm veç vuajtje. Jemi dëtyruar të vidhnim ushqime në supermarkete pasi ato që na ofronin në kamp nuk mjaftonin”, rrëfen i përlotur Altin Vorfi.

Në fund ai u bën apel shqiptarëve që të mos nisen drejt Gjermanisë pasi do t’i kursejnë vetes shumë vuajtje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/azilkerkuesi-shqiptar-nuk-ngopeshim-me-buke-u-detyruam-te-vidhnim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala