Azilanti nga Kosova përzihet me refugjatë, sulmon gazetarët në Kroaci

Autori:Avdyl Pajaziti

Një azilant nga Kosova është futur në turmën e refugjatëve sirianë të cilët janë strehuar në hotelin “Porin” në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagreb, raporton JutarnjiList.

Azilanti kosovarë ka sulmuar me tullë gazetarët që kishin dalë për ti pritur turmat e refugjatëve, duke e lënduar në dorë kameramanin e një televizioni lokal.

Azilanti nga Kosova është arrestuar menjëherë nga Policia kroate.

Ndryshe, autoritetet kroate të enjten gjatë ditës kanë pasur telashe edhe refugjatët aziatik pasi u strehuan pa dëshirën e tyre në hotelin “Porin”. Refugjatët kanë kërkuar të lihen të lirë dhe të vazhdojnë rrugëtimin e tyre.

Në këtë hotel, transmeton Gazeta Express, raportohet të jenë akomoduar mbi 500 refugjatë. Deri me tash numri i refugjatëve të cilët kanë hyrë brenda territorit të Kroacisë, sipas mediave atje, ka kaluar mbi 6000.

5650 refugjatë sirian u regjistruan në vetëm 24 orët e para që pas hapjes së kufijve të Kroacisë. /GazetaExpress

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/azilanti-nga-kosova-perzihet-me-refugjate-sulmon-gazetaret-ne-kroaci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala