Azem Syla: Mos i lini të pamerituarit në lista të veteranëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, ka lutur të gjithë komandantët e UÇK-së që t‘i shikojnë me kujdes edhe njëherë të gjitha dokumentet e dëshmitë, që të mos jetë veteran, invalid a dëshmor dikush që nuk e meriton.

Syla, në një opinion ka shkruar se komandantët e njësive dhe Zonave Operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kanë në dorë ta ruajnë “pastërtinë e kësaj ushtrie”, që të mos ketë asnjë ndërfutje të njerëzve që nuk duhet të jenë “në këta rreshta luftëtarësh të lavdishëm”.

“Unë e vlerësoj këtë luftë si më madhoren në historinë e Kosovës e ndër vlerat më madhore kombëtare. Si e tillë ajo nuk duhet të njolloset për asnjë lloj interesi të kujtdo qoftë”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/azem-syla-mos-i-lini-te-pamerituarit-ne-lista-te-veteraneve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala