Azem Syla: Janë shpifje se unë kam në pronësi hotel Grandin, Victoryn…

Ish-Komandanti i Përgjithshëm i UÇK’së, Azem Syla, ka folur për herë të parë në Kuvendin e Kosovës dhe ka demantuar pohimet se ai është pronar i shumë hoteleve luksoze dhe bizneseve në Kosovë.
“U garantoj të gjithëve se është shpifje se gjoja se kam hotele, kam grandin, victory, tenderët e KEK’ut. Çdo gjë që deklarohet është shpifje dhe bëj thirrje t’i merr ligji dhe e drejta”, ka thënë Syla, në fjalimin e parë të mbajtur në Kuvendin e Kosovës.
Pikërisht, për shkak se ka marrë fjalën për herë të parë në Kuvend, Kryesuesi Xhavit Haliti ia ka lënë fjalën më gjatë.
“I kam dhënë dhe i japë mbështetje Gjykatës, EULEX dhe t’i hetojë drejt çdo shqetësim”, ka thënë Syla.
Deputeti i PDK’së, Azem Syla, ka debatuar për temën e ngritur nga deputetja e LDK’së, Melihate Termkolli për dorëheqjen e Sylës.
“Para pak javësh zonja Melihate kërkon dorëheqjen time dhe të dy shokëve të partisë..”, ka thënë Syla.
Syla ka akuzuar Tërmkollin se ka qenë pjesë e rinisë Komuniste të Jugosllavisë.
Ai ka folur për veprimtarinë e tij prej viteve të 80’ta deri në fund të luftës.
“Në Shqipëri s’kam shkuar për t’u pasuruar”, ka thënë Syla, në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë kohës sa e ka lexuar fjalimin, Syla ka pasur probleme me lexim. /GazetaExpress/.