Azem Guri thotë se testi shkoi mirë, pa kopje

Autori:Avdyl Pajaziti

Azem Guri, këshilltar politik i ministrit të arsimit, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka folur rreth publikimeve në internet, ku shiheshin pyetje e përgjigje të Testit Shtetëror të shpërndara nëpër faqe të ndryshme.

Guri ka deklaruar se nuk ka pasur kopjime të testit dhe pyetjet e publikuara në internet ishin të viteve të kaluara.

“Testet e publikuar nëpër internet nuk kanë që qenë pyetje të testitit të njëjtë, por ato teste kanë qenë të viteve të kaluara, modeli i njëjtë, por jo edhe vetë testi i këtij viti. Përgatitja e testit është në siguri shumë të lartë dhe nuk ka mundësi të publikohen. Rezultatet në përgjithësi janë të kënaqshme dhe mbikëqyrja në shkolla fillore ka rrjedh mirë”, ka thënë Guri.

Ai sqaroi edhe mjegullën rreth përgjigjeve të sakta nëpër lëndët e ndryshme, ku nxënësit kishin rezultuar më të suksesshme në gjuhë angleze sesa në atë shqipe.

“Në gjuhë amtarë ne test kanë 20 pyetje, ndërsa në gjuhë angleze janë vetëm 5 pyetje, pra nëse i bon 10 pyetje të sakta në gjuhë amtare është 50 për qind, ndërsa në gjuhë angleze edhe me 4 pyetje të sakta I bie 80 për qind, ky është dallimi kryesor”, tha ai.

Këshilltari i Ministrit ka treguar edhe se çfarë ndodh me ata që nuk e kalojnë normën prej 50 për qind të testit.

“Nxënësit që e përfundojnë shkollën fillore, por nuk kalojën 50 pikë të testit mund të regjistrohen në shkolla, por jo në të gjitha drejtimet. Por, ky është test i arritshmërisë, ka për qëllim matjen e njohurive dhe shkathtësive, nuk do të thotë që dikush nuk kalon”.

Guri megjithatë ka pranuar që kanë ekzistuar disa parregullsi, por që për këtë duhet të fajësohen monitoruesit nga komunat.

“Ne jemi të interesuar ta luftojmë dukurinë e kopjimit. Me administrim dhe mbikëqyrje. Kemi monitoruar, por përgjegjësia kryesore ka qenë në komuna. Kjo për faktin se nxënësit pas përfundimit të shkollës fillorë shkollën e mesme do ta vazhdojë brenda komunës së vetë, për këtë arsye iu kemi deleguar më shumë përgjegjësi komunave”, tha ai.

Përqindja e nxënësve që e kanë kaluar pragun prej 50 pyetjeve të saka në këtë test ka qenë 62.2 për qind.

Për Ministrinë e Arsimit, kjo shifër është rezultat i kënaqshëm, por që cilësia duhet të vazhdojë të rritet, ka thënë Azem Guri. /Klan Kosova/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/azem-guri-thote-se-testi-shkoi-mire-pa-kopje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala