AVONET konteston Svarqën

Autori:Zekirja Shabani

Zgjedhja e Muharrem Svarqës si kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj, në Kuvendin e saj Zgjedhor, paraqet natyrën e tij për cenim të demokracisë dhe imponim e mohim të vullnetit të lirë të anëtarëve për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur në organet e LDK-së në Ferizaj, vlerëson Rrjeti i Organizatave joqeveritare nga Ferizaj AVONET.

Monitoruesi i AVONET-it ka shpreh shqetësim se “në procesin e zgjedhjes së organeve të LDK-së në Ferizaj, kryetari i porsazgjedhur ka instaluar stilin e tij imponues duke ua mohuar anëtarëve të kuvendit zgjedhor në mënyrë arbitrare mundësinë e diskutimeve për formën e votimit për të zgjedhur organet e LDK-së në Ferizaj”.

“Ky model tregon një presion ndaj një gare të hapur, e ul nivelin e demokracinë brenda subjektit politik për të pasur mundësi që të ketë rrjedhë të demokracisë së hapur e për të mundësuar komunikim të lirshëm e shprehje të vullnetit të lirë. AVONET përkujton z. Muharrem Svarqa se kanë perënduar kohërat kur zgjedheshin organet me duartrokitje dhe me aklamacion. Sot jemi në kohë të demokracisë ku organet zgjedhjen me votim te fshehtë, prandaj, këtë proces të brendshëm zgjedhor, e konsiderojmë si një ngjarje jodemokratike, të imponuar për delegatët e LDK-së, një proces të metodës linçuese dhe të montuar, duke mos lejuar që organet të zgjedhën me votim të fshehtë e me më shumë kandidatë”, thuhet në komunikatën e sotme të AVONET-it.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/avonet-konteston-svarqes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala