AVONET: Dhuna ndaj institucioneve mund të çojë në luftë civile

Autori:Avdyl Pajaziti

Rrjeti organizatave joqeveritare AVONET ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me situatat e krijuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar se format e tilla të reagimit dhunshëm mund të shpiejnë në luftë civile.

Në reagimin e saj AVONET vlerëson se aktet e dhunshme janë të dëmshme dhe tejkalojnë format demokratike të opozitarizmit, të cilat dëmtojnë interesat e qytetarëve.

“Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET është i shqetësuar me sjelljet jo parlamentare të opozitës. Veprimi që bënin deputet nga partitë opozitare ka treguar veprim të ultë karshi Qeveris së Kosovës dhe kjo cenon drejtën fjalës”, thuhet në reagim.

Dhuna ndaj institucioneve dhe pengimi i deklarimeve të zyrtarëve të Qeveris së Kosovës, tregon për një veprim që opozita synon që Kosova të krijojë një gjendje jo të sigurt. Opozita duhet treguar veprimet e tyre të matura dhe që krijon sigurinë për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që në Kosovë të sundojë ligji, të ketë demokraci, liri e veprimit, por jo dhuna, e veprimet e tilla”, thotë AVONET.

“AVONET konsideron që Kosovës nuk i nevojitet që të ketë dhunë dhe pengime ku institucionet e Republikës së Kosovës janë pran marrëveshjeve të rëndësishme. Format e tilla shpiejnë drejt një lufte civile. Kosova është duke vazhduar drejt një rrugëtimi në liberalizimin e vizave dhe qasje e tillë e degradon një rrugëtim drejt suksesit, prandaj Kosovës nuk i duhet një luftë civile”, thuhet në reagimin e AVONET.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/avonet-dhuna-ndaj-institucioneve-mund-te-coje-ne-lufte-civile/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala