Avokatja e Policia: Nuk u gjet helm, u keqkuptuam

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani ka konfirmuar për RTK-në se në çantat e të arrestuarëve nuk është gjetur kurrfarë helmi.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani e ka demantuar lajmin e publikuar së fundi nëpër portalet vendore, se kinse në çantat e të arrestuarëve në Badovc janë gjetur edhe mjete helmuese për ujin e pijshëm. Kelani ka konfirmuar për RTK-në se Policia e Kosovës nuk ka gjetur kurrfarë helmi në gjësendet e të dyshuarëve për terrorizëm. Përpos flamujve dhe simboleve të tjera të ISIS-it, nuk është gjetur asnjë sasi helmuese” ka thënë Kelani.

Edhe avokatja e të arrestuarëve për terrorizëm te liqeni i Badovcit, Sabrie Jashari ka demantuar shkrimet e portaleve.

Avokatja Sabrie Jashari ka demantuar shkrimet në media në të cilat u raportua se ajo ka thënë  “përveç flamurit të ISIS-it, maskave dhe dorëzave, në çantën e cila është gjetur pranë të arrestuarit është gjetur edhe një helm”. “Avokatja Jashari përmes sms-it, i ka thënë RTK-së se nuk është gjetur helm. “Jam keqkuptuar, ju lutem” ka shkruar ajo. Jashari nuk ka dhënë më shumë detaje, meqë ka njoftuar se në këto momente është në seancën që po mbahet për të dyshuarit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/avokatja-e-policia-nuk-u-gjet-helm-u-keqkuptuam/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala