Avokati i Popullit nën hetime që prej vitit 2012

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokuroria Themelore e Prishtinës këtë javë pritet të përmbyllë hetimet trevjeçare ndaj Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, i cili po dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Në vitin 2012, sipas një shkrese që e ka siguruar “Koha Ditore”, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kishin adresuar në Prokurori detaje për dyshime për vepër penale, të kryera nga zyrtarë të këtij institucioni.

Shkresa mban datën 27 qershor 2012, kurse në Prokurori rasti është i hapur me numrin PPN 2302/12.

Aty thuhet se Njësia e hetimeve financiare, sipas informatave që ka siguruar nga burimet e saj, dyshohet për keqpërdorime të mjeteve financiare.

Kjo njësi thuhet se ka kopje të faturave me të cilat ishin paguar bileta të aeroplanit për personelin e këtij institucioni dhe për vetë Avokatin Kurteshi tek agjencia turistike “Albatours” në Gjilan.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/avokati-i-popullit-nen-hetime-qe-prej-vitit-2012/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala