Avokati i Oliver Ivanoviq nuk ka besim në gjyqtarët vendorë

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbrojtësit e Oliver Ivanoviq-it pavarësisht vendimeve të gjyqtarëve të EULEX-it kanë më shumë më besim në gjyqtarët ndërkombëtarë, sesa në gjyqtarët vendorë (shqiptarë) në Kosovë, shkruan Vecernje Novosti.

Prandaj avokati i Ivanoviqit, Ljubomir Pantoviq, ka thënë se ata do të kërkojnë që edhe Dhoma e Apelit që do ta shqyrtojë ankesën e ekipit mbrojtës për Ivanoviq-in, duan që të jetë e përbërë nga gjyqtarët ndërkombëtarë të EULEX-it.

“Pa marrë parasysh, ne kemi më shumë besim në atë (gjyqtarët) ndërkombëtarë sesa gjyqtarët vendorë” ka thënë Pantoviq.

“Unë ende qëndrojë me vlerësimin tim se gjykimi verbal ishte në konflikt të plotë me aktgjykimin. Aktgjykimi ka çuar në konkluzione që e mohojnë fajësinë e Ivanoviq-it dhe se Ivanoviq nuk ishte udhëheqë i ndonjë grupi paraushtarak e as nuk ka aurdhëruar kryerjen e ndonjë krimi”.

“Pra, ky shpjegim përjashton fajësinë e tij”.

“Personalisht, unë do t’i lutem Perëndisë që në panelin e gjyqtarëve të apelit, të kenë gjyqtarë profesionistë, njerëz të cilët do të marrin parasysh provat. Nëse ky supozim i imi është është i vërtetë, unë atëherë jam optimist”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/avokati-i-oliver-ivanoviq-nuk-ka-besim-ne-gjyqtaret-vendore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala