Avokatët kërkojnë lirim ose rigjykim të Ramadan Mujës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ruzhdi Berisha, avokati i Ramadan Mujës, ka kërkuar nga trupi gjykues në Gjykatën e Apelit që “të prishet aktgjykimi i shkallës së parë për fajësinë e klientit të tij.

Në seancën e sotme, avokati Berisha kërkoi që klienti i tij Muja të lirohet nga akuza ose çështja të kthehet në rigjykim.

Të njëjtat kërkesa i patën edhe Sahit Bibaj, avokat i të akuzuarit Sadik Paçarizi; Rexhep Hasani, avokat i të akuzuarit të tretë Avni Ademaj; Brahim Sopa, avokat i të akuzuarit Kadri Ukimeri; Skender Morina, avokat i Ibrahim Tejecit si dhe mbrojtja e të akuzuarit Minir Krasniqi. /kallxo.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/avokatet-kerkojne-lirim-ose-rigjykim-te-ramadan-mujes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala