Avokatët e prokurorja ankohen për dënimin e djemve të Adem Grabovcit

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe prokurorja edhe mbrojtësit e Ngadhnjim dhe Guxim Grabovcit kanë apeluar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Dy djemtë e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ishin dënuar në fund të prillit të këtij viti me nga gjashtë muaj burg meqë ishin gjetur fajtorë në akuzën për rrahjen e një polici më 14 shkurt të vitit 2013.

Megjithatë, gjykata ua kishte konvertuar dënimin dhe me këtë, Grabovcët duhej të paguanin nga 3 mijë euro.

Mirëpo dy avokatët e tyre kanë shprehur mospajtim me shkallën e dënimit.

Avokati Hasan Jashari që e përfaqëson Ngadhnjim Grabovcin dhe avokati Nuhi Paçarizi përfaqësues ligjor i Guximit kanë konfirmuar për KALLXO.com se e kanë apeluar në shkallën e dytë vendimin e Gjykatës Themelore pasi që ata mendojnë se “ky dënim është i lartë”.

Avokatët gjithashtu kanë konfirmuar se ankesë ndaj këtij vendimi ka bërë edhe prokurorja e rastit, Sebahate Hoxha me pretendimin se dënimi ndaj Guxim dhe Ngadhnjim Grabovcit “është i ulët”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/avokatet-e-prokurorja-ankohen-per-denimin-e-djemve-te-adem-grabovcit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala