Avni Arifi: Deklarata e Qeverisë ishte “koktej molotvi” në vete

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i AAK-së Dega në Prishtinë, Avni Arifi ka thënë nëpërmjet faqes zyrtare të tij në Facebook se deklarata e mbrëmshme e Qeverisë ishte një “koktej molotovi” i llojit të vet.

Sipas tij qeveria asnjëherë nuk ka bërë deklarata të tilla për asnjë ngjarje në veri të Kosovës që nga paslufta sado e dhunshme të ketë qenë ajo.

“Me fjalë të tjera: Kosova ka Qeveri antipopullore. Deklarata në frymën e Hajrije spikericës. Kosova nuk e ka harruar atë. Ajo jeton në frymën e qeverisë Mustafa-Thaçi”, ka shkruar Arifi, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/avni-arifi-deklarata-e-qeverise-ishte-koktej-molotvi-ne-vete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala