Avioni me liderë boshnjakë rikthehet në Uashington pas zjarrit në motor

Autori:Avdyl Pajaziti

Një avion i kompanisë “Austrian Airlines”, i nisur dje në mbrëmje nga Uashingtoni për në Vjenë, në bordin e të cilit ndodhej një delegacion me zyrtarë të lartë boshnjakë, u detyrua të kthehej pas 15 minutash pas zjarrit në një prej motorëve të tij, tha televizioni boshnjak Tv N1.

“Në avion ndodhej edhe ministri i Jashtëm boshnjak, Igor Crnadak, kryeministri i Federatës Kroato-myslimane, Fadil Novalic, guvernatori i Bankës Qendrore të Bosnjës, Kemal Kozhariç, të cilët kishin marrë pjesë, në Uashington, në një takim të FMN-së”, tha ky televizion.

“Incidenti nuk pati të plagosur, por tronditja e pasagjerëve ishte e madhe”, shtoi ai.

Të premten e kaluar, avioni që transportonte presidentin serb, Tomislav Nikoliç për në Vatikan u detyrua të ulej sërish në Beograd, pas zjarrit në një prej motorëve të tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/avioni-me-lidere-boshnjake-rikthehet-ne-uashington-pas-zjarrit-ne-motor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala