Avionët amerikanë fillojnë sulmet ndaj ISIS

Autori:Avdyl Pajaziti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën sulmin e parë kundër bazave të Shtetit Islamik nga Turqia, duke ngritur avionët ushtarakë nga baza ajrore e “Incirlik”.

Sipas Ushtrisë Amerikane, avionët do bombardojnë disa baza të ekstremistëve, por do të ketë edhe disa patrullime.

Ankaraja zyrtare kishte vendosur të lejojë Shtetet e Bashkuara të kryejnë sulme ajrore kundër ISIS nga baza ajrore “Incirlik” në fund të muajit korrik.

Ndërkohë, disa zyrtarë të sigurisë kanë bërë të ditur se në këtë sulm të SHBA-ve nuk ka pasur avionë ushtarakë turq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/avionet-amerikane-fillojne-sulmet-ndaj-isis/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala