Avdullah Hoti i reagon Agron Kuçit për buxhetin e Komunës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndaj ankesës së kryetarit të komunës së Junikut Agron Kuçi se qeveria e ka diskriminuar ketë komunë në ndarjen e buxhetit, ka reaguar ministri për i Financave Avdulla Hoti, duke thëne se Buxheti për 2016 për komuna është ndare plotësisht në përputhje në ligjet përkatëse dhe me aprovim të Komisionit të Granateve, ku marrin pjese katër kryetare të komunave që përfaqësojnë të gjitha komunat, të përzgjedhur në mars të këtij viti.

Ky është reagimi i plotë i Avullah Hotit në Facebook:
Buxheti per 2016 per komuna eshte ndare plotesisht ne perputhje ne ligjet perkatese dhe me aprovim te Komisionit te Granteve, ku marrin pjese kater kryetare te komunave qe pergaqesojne te gjitha komunat, te perzgjedhur ne mars te ketij viti.

Eshte zbatuar me perpikeri formula e grantit te pergjithshem, e cila merr parasysh numrin e popullsise, madhesine e territorit te komunes dhe disa kritere te tjera. Po ashtu, eshte aplikuar plotesisht formula per grantin e arsimit, duke e ndare buxhetin bazuar ne numrin e nxenesve. Njejte eshte vepruar edhe me grantin per shendetesi, bazuar ne numrin e popullsise dhe numrin e vizitave shendetesore.

Buxheti per komuna per 2016, eshte diskutuar disa here ne takime me kryetaret e komunave. Eshte bere vleresim shume me objektiv i te hyrave vetanake, te cilat nga viti i ardhshem do te vlrresohen bazuar ne potencialin ekonomik te seciles komune.

Komuna e Junikut ka qene ne mesin e tri komunave te vetme qe jane perkrahur me buxhet shtese gjate rishikimit te buxhetit ne korrik.

Qeveria mbetet e hapur per te mbeshtetur komunat ne ofrimin e sherbimeve me te mira per qytetare ne perputhje me mundesite buxhetore. Buxheti eshte i te gjitheve, dhe secili do te perfitoje aq sa i takon.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/avdullah-hoti-i-reagon-agron-kucit-per-buxhetin-e-komunes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala