Avantazhet e të ushqyerit bio

Autori:Avdyl Pajaziti

Produktet biologjike kanë shpesh sukses më të madh, sepse ofrojnë garanci interesante :

• Respekti për natyrën dhe kafshët. Bujqësia biologjike ndihmon për uljen e ndotjes së ambientit, që shpesh lidhet me përdorimin e antiparazitëve dhe nitrateve.

• Mungesa e substancave toksike. Me këto produkte nuk ka pse të keni frikë se mos ushqeheni me OMGJ, mbeturina organike dhe antiparazitarë: ato nuk i përmbajnë.

• Një shije më e fortë – e pandryshuar. Ushqimet, sidomos frutat dhe perimet, rigjejnë shijen e tyre origjinale.

• Më shumë vlera ushqyese, edhe pse nga ky këndvështrim, diferenca me produktet klasike nuk është dhe aq e rëndësishme. Nga pjesa më e madhe e studimeve të fundit, rezulton se ushqimet biologjike sjellin një sasi më të madhe mikroushqyesish, pra patatet, domatet, pjeshkët, sallata, lakra, spinaqi… përmbajnë pak më shumë vitaminë C, magnez, hekur. Mishi , peshku, bulmetrat janë më të pasur me Omega 3.

Disavantazhet

Cila është ana tjetër e medaljes?

• Çmime të larta. Respekti për praktikat e mira bujqësore ka një kosto që natyrisht rëndon mbi çmimet e shitjes së këtyre produkteve. Kështu, produktet bio janë 20-30% më të shtrenjta se produktet normale.

• Kohë më e shkurtër konservimi. Mbi të gjitha, kur bëhet fjalë për mishin, peshkun dhe bulmetrat, prania e ulët e konservuesve sjell një ulje natyrale të kohës së konservimit.

• Shije më e fortë: Ajo që nga njëra anë është avantazh, për disa mund të jetë një disavantazh. Për shembull, buka biologjike e bërë me miell integral (me gjithë fibrën e saj krudo) ka një shije që nuk i pëlqen kujtdo. E njëjta gjë mund të thuhet për bulmetrat.
Zgjedhja e ushqimeve bio duhet të jetë, para së gjithash, një zakon, me qëllim final respektin për ambientin dhe shëndetin personal.

Nuk dihet ende shumë për efektin që antiparazitët, plehrat organike apo kimikatet kanë mbi organizmin tonë; gjithsesi, duke e përqendruar vëmendjen në ushqimin bio, mund të jetë një mënyrë për të parandaluar problemet e shëndetit.

Përsa u përket vlerave ushqyese, siç thamë me lart, diferenca me ushqimet normale nuk është shumë e theksuar: tani për tani, ende nuk është provuar asnjë avantazh për organizmin.

Problemi kryesor mbetet çmimi disi i lartë i këtyre produkteve. Sidoqoftë, zgjerimi i tregut bio ndikon në uljen graduale të çmimeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/avantazhet-e-te-ushqyerit-bio/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala