Avanset paushalle të Burim Berishës

Komuna e Fushë Kosovës që drejtohet nga Burim Berisha nuk ka kursyer fare buxhetin kur ka qenë në pyetje dhënia avans e parave.
Kjo komunë sipas Auditorit të Përgjithshëm ka dhëne para avans për udhëtime zyrtare e festa të ndryshme . Maje Auditori ka treguar se drejtues të kësaj komune kanë udhëtuar jashtë vendit edhe pa pasur ftesa fare.
“Ne nuk ishim në gjendje të konfirmojmë arsyeshmërinë e këtyre shpenzimeve për shkak se mungonin kërkesat e udhëtimit zyrtar, ftesa/agjenda e udhëtimit dhe detajet tjera”, raporton Gazeta Fjala.
Sipas Auditorit mangësitë janë identifikuar në këto raste: Avansi për udhëtimin zyrtar për në Shqipëri në vlerë prej 5,000 eurove mungonte agjenda për udhëtim.
Avansi për pritjen e mysafirëve nga Turqia në vlerë prej 3,000 euro për mbulimin e shpenzimeve gjatë qëndrimit në Kosovë mungonte ftesa për mikpritjen; Avansi për udhëtimin zyrtar në Shqipëri në vlerë prej 4,000€ mungonte agjenda për udhëtim.
Auditori në raportin e Komunë se Fushë Kosovës ka treguar se ky institucion kishte lidhur memorandum mirëkuptimi me 01.12.2014 me restorantin Ana-Benz në vlerë 6,000 euro .
“Dreka zyrtare për manifestime të ndryshme për Ditën e Komunës, zgjedhjen e sportistit të vitit. Pagesat ishin bërë më 18.12.2014, kurse fatura mban datën e 16.01.2015. Në faturë figuron ushqim dhe pije për 400 persona”, thuhet në raportin e Auditorit. /Gazeta Fjala/.