AUV do të konfiskoj kurbanët që nuk theren në thertore të licencuara

Autori:Gazeta Fjala

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes me rastin kryerjes së ritit të therjeve të bagëtisë për kurban me rastin e festes së Kurban Bajramit. Në të kundërtën do të konfiskoj këta kurbanë.

Përmes një komunikate ky agjencion bënë të ditur se therja në hapësirat të cilat nuk janë të licencuara nga ana e AUV-së dhe pa prezencën e veterinerëve zyrtarë, paraqet  rrezik për të gjithë konsumuesit e mishit që nxirret nga ato kafshë.

“Kafshët duhet të theren nën mbikëqyrjen e veterinerëve zyrtarë të autorizuar për kontrollin e kafshëve para therjes dhe pas therjes”, shkruan në këtë komunikatë.

Therja e kafshëve në kushte jo higjienike është e ndaluar me ligjet në fuqi.

Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës bënë të ditur se personat që hasen duke bërë këso lloj veprimesh të paligjshme, do t’iu konfiskohet produkti dhe të njëjtit do të dërgohen para drejtësisë.

“Fermerët para se t’i nxjerrin kafshët e tyre në treg të sigurohen se i kanë të pajisura me numra  dhe dokumentet tjera përcjellëse të kafshës, në të kundërtën ato konfiskohen nga organet kompetente”, transmeton Gazeta Fjala.

AUV porositë konsumatorët që në kohën kur blejnë kafshë në treg duhet të kenë parasysh se: ato duhet të jenë të pajisura me numër identifikimi .

“Ato të cilat janë pa numër matrikulli, konsiderohen  ilegale, të pa kontrolluara dhe si të tilla  janë të pasigurta për konsum”, njofton AUV. / Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/auv-kerkon-qe-kurbanet-te-theren-ne-thertore-te-licencuara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala