AUV-i rekomandon therjen e kurbaneve në thertore, Komuna e Prishtinës në tregun e kafshëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Institucionet qendrore dhe ato lokale kanë dhënë qëndrime kundërthënëse lidhur me çështjen e therjeve të kurbaneve, një ritual ky i festës së Kurban Bajramit.

Përderisa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka rekomanduar që therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licencuara, autoritetet komunale të Prishtinës, si vend për therje të kurbaneve kanë rekomanduar Tregun e kafshëve, që gjendet në Kodrën e Trimave. Sipas një komunikate të lëshuar nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë, qytetarëve të besimit islam që e respektojnë këtë ritual u është thënë që të therin në vendet adekuate, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në të kundërtën, ju shkelni ligjet në fuqi dhe rrezikoni shëndetin e përgjithshëm publik”, ka thënë AUV-i, duke sqaruar se situata edhe më e rëndë mund të jetë tashti kur ka dalë në sipërfaqe sëmundja e kafshëve ‘Gjuha e kaltër’. Për këtë, ata kanë sugjeruar që kurbanet të theren vetëm nën kontroll të veterinarit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/auv-i-rekomandon-therjen-e-kurbaneve-ne-thertore-komuna-e-prishtines-ne-tregun-e-kafsheve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala