AUV-i insiston në siguri të limonëve, qytetarët dyshojnë

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Dyshimet se limoni që importohet në Kosovë mund të jetë kancerogjen janë riaktualizuar javën e kaluar, kur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 23 tonë limonë me origjinë nga Turqia, e që për destinacion të fundit kanë pasur Kosovën.

Qytetarët kanë shprehur shqetësime se limoni që e përdorin nuk është i sigurt për konsum.

“Gjithmonë e përdor me dyshime, herë pas here ka erë shumë të rëndë”, ka thënë një qytetare nga Prishtina, e cila nuk ka dashur të identifikohet në gazetë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo ka thënë se është duke menduar që të mos e përdorë më fare. “Nuk e di, më e sigurt mos me përdor fare. Limon me erë të rëndë ka pasur kohë pas kohe edhe vitin e kaluar, edhe tani, nuk e di pse vetëm tani u mor vendim për asgjësim”, ka shtuar ajo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/auv-i-insiston-ne-siguri-te-limoneve-qytetaret-dyshojne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala