Autostradën Prishtinë-Mitrovicë e vonojnë edhe sauditët

Autori:Avdyl Pajaziti

Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë do të vazhdojë të mbetet e papërfunduar në afatin e paraparë, raporton KTV.

Në marrëveshjen e bërë më 2013 ndërmjet Kosovës dhe Fondit Saudit për Zhvillim, ky fond do t’ia akordonte Kosovës rreth 50 milionë euro për zgjerim të magjistrales deri në Mitrovicë.

Sipas marrëveshjes së arritur në mars të 2013-ës dhe e aprovuar nga presidentja në shkurt të 2014-ës, Fondi ka pasur për detyrë t’i kryejë pjesën dërrmuese të procedurave, por deri më tani asgjë nuk është lëvizur.

Në ministrinë e Infrastrukturës thonë se ka muaj që zyrtarë të këtij fondi e kanë shtyrë disa herë më radhë takimin dhe se koha e fundit e konfirmuar e tyre është nëntori i këtij viti.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se për shkak të këtyre vonesave, projekti nuk do të mund të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo rrugë ka disa vjet që ka nisur të zgjerohet, por problemet e shumta të shpronësimeve kanë bërë që fundi i saj të mos dihet se kur do të jetë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/autostraden-prishtine-mitrovice-e-vonojne-edhe-sauditet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala