Autostradën Mal i Zi-Shqipëri e ndertojnë kinezët

Autori:Avdyl Pajaziti

dërtuesi i madh kinez “China Pacific Construction Group” ka nënshkruar një marrëveshje prej 1,7 miliardë dollarësh për ndërtimin e autostradës Shqipëri-Mali i Zi, njoftoi agjencia Reuters.

“Ndërtimi i 280 kilometrave rrugë që do të lidhë dy shtetet fqinjë do të nisë në gjysmën e vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018,” deklaroi shefi ekzekutiv i kompanisë, Yan Jiehe.

Kompania planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt, thotë Yan, ndërsa shton se financimi duhet ende të finalizohet.

Marrëveshja për ndërtimin e autostradës u firmos një ditë pasi grupi tjetër kinez China Railway Group (CRG) fitoi tenderin për ndërtimin e hekurudhës së shpejtësisë së lartë Beograd-Budapest me vlerë 1,57 mld dollarësh.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/autostraden-mal-i-zi-shqiperi-e-ndertojne-kinezet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala